Të shpeshta kanë qenë mbledhjet e Lëvizjes Vetëvendosje që nga ekspozimi i përçarjeve brenda kësaj partie.
Disa herë nga to, më herët kishte dalë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shkak të obligimeve në Komunën e Prishtinës.
E pikërisht qytetarët e kësaj të fundit, mund të ndiejnë më së shumti efektin e përçarjeve në partinë që qeveris në kryeqytet.
Këtë të fundit e thonë njohës të zhvillimeve në kryeqytet.
Aktualisht nga drejtorët e emëruar zyrtarisht, 3 janë nga partitë e tjera dhe 6 nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa pa drejtor janë edhe disa dikastere komunale.
Edhe
Komunës nuk i ngutet t’i emërojë drejtorët e rinj
Drejtorët nga VV-ja: Arben Vitia, Muhedin Nushi, Nora Kelmendi, Genc Bashota e Dren Kukaj kanë nisur mandatin e dytë në drejtoritë që kanë udhëhequr mandatin e kaluar.
Ndërsa Ardian Olluri nga Zyra Ligjore është emëruar drejtor i Urbanizmit.
Fakti se drejtoria e Shërbimeve Publike, Bujqësisë, ato të Kulturës e Sportit dhe ajo e Financave nuk kanë ende drejtorë, po shihen si efekt i përçarjeve në këtë parti.
E sipas Krenar Shalës, Vetëvendosja nuk ka arritur t’i menaxhojë përçarjet dhe ajo tashmë është reflektuar edhe tek asamblistët dhe ekzekutivi komunal.
Mosrreshtimin e Ahmetit brenda taborëve në Vetëvendosjes, Shala e cilëson si veprim të mençur.
Ndërsa, të dy thonë se në rast të ndarjes së partisë do të kishte ridefinim të qeverisjes dhe ndarje të asamblistëve në Kuvendin Komunal.
Edhe
Ahmeti “mbetet pa krahë”, i duhen partnerë të rinj për Prishtinë
Një zhvillim i tillë sipas tyre, do të ishte në dëm të qytetarëve të Prishtinës. Por edhe pa ndarje, vetëm me problemet aktuale, sipas Salie Gajtani-Osmankaq, nuk do të ishte befasi sikur ndonjë asamblist i Vetëvendosjes të mos përkrahte ndonjë projekt të kryetarit që vjen nga partia e njëjtë.
Në Zyrën për Media të Komunës së Prishtinës, kanë thënë se Ahmeti nuk dëshiron të flasë për reflektimin problemeve në parti në punën e komunës.