Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Problemet me prona çojnë zyrtarët e lartë të AKP-së në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, kryesuesin e Bordit, Petrit Gashi, dhe Ismail Januzin - anëtar i Bordit.

Kryetari Haziri i ka falënderuar përfaqësuesit e AKP-së për vizitën dhe për bashkëpunimin e ofruar për çështjet që janë në interes për planin zhvillimor komunal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takim është diskutuar për kërkesat e parashtruara nga Komuna në AKP e Qeveri lidhur me problemet e disa pronave, ku përfshihet çerdhja e “Integj”, shkolla, rrugë publike, varrezat e reja etj., dhe dyja palët u pajtuan që të zgjidhen përmes rrugëve ligjore njëherë e përgjithmonë.

Përfaqësuesit e AKP-së kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërkaq kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy institucioneve.​