Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizreni mbështetet me projekte për zhvillim të qëndrueshëm

Lidershipi i Prizrenit dhe përfaqësuesja e UNDP-së kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit që mundëson përkrahjen e Qeverisë lokale për zbatimin e politikave për zhvillim të qëndrueshëm.

Sipas palëve nënshkruese, pjesë e këtij projekti është edhe Agjencia austriake për zhvillim (ADA), shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pohuar se kjo marrëveshje hap rrugën për bashkëpunimin e Komunës me UNDP-në dhe ADA-n, për projektin për mbështetjen e një qyteti të qëndrueshëm.

“Nga ky bashkëpunim, do të formojmë Zyrën për zhvillim të gjelbër (Green Growth Center), e cila do të jetë e përbërë nga ekspertë të fushës, që do të bëjnë analizën dhe zhvillimin e projekteve në komunën tonë. Kjo zyrë do të jetë pikë orientuese e të gjitha zhvillimeve dhe investimeve në Prizren dhe tash e tutje çdo investim që do të bëhet, do ta ketë edhe analizën e ndikimit në natyrë”, ka bërë të ditur Haskuka.

Sipas tij, në këtë mënyrë Prizreni përgatitet për adresimin e sfidave që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike si edhe zbatimin e praktikave për efiçiencë të energjisë, pasi që këto çështje kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm./F.Minci

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)