Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) nënshkruan sot marrëveshjen për një projekt që do të kontribuojë në uljen e cenimit nga ndryshimet klimatike në Kosovë.
Ky projekt dyvjeçar, “Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm – Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi do të ndihmojë qytetin e Prizrenit në zvogëlimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG) përmes bashkëpunimit ndërsektorial në nivel komunal, transmeton kp.
Përmes bashkëpunimit midis industrisë, qeverisjes lokale, sektorit privat, shoqërisë civile dhe institucioneve arsimore, projekti do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të shëndetshme të jetesës urbane dhe rritje të qëndrueshme, dhe njëherësh, duke u bërë shembull si duhet ndërhyrë në qytetet tjera të Kosovës.
Kjo marrëveshje është në partneritet me Komunën e Prizrenit.
-
Në Prizren parashihet të zbatohen intervenime të gjelbra urbane
-
Prizreni mbështetet me projekte për zhvillim të qëndrueshëm
-
Prizreni subvencionon me 30.000 € projektet e OJQ-ve që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit
-
UNDP dhe ASK do të punojnë së bashku për të zvogëluar rrezikun nga fatkeqësitë
-
Prizreni përfiton 1 milion euro nga granti për energji efiçiente