Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritjet në hyrje në Merdar deri një orë e gjysmë

Qytetarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikën kufitare në Merdar.

Pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Merdar janë deri një orë e 40 minuta.

Ndërkohë në pikën kufitare në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje janë deri 30 minuta, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura, shkaku i vendosjes së barrikadave në rrugët që çojnë drejt këtyre pikave.