Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritjet e rugovasve nga Komisioni të cilit i prinë Bulliqi

Ramiz Dreshaj, banor nga Rugova e Pejës që ka tokë afër vijës kufitare i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë mirë që ka emëruar një Komisioni të ri për çështjen e Demarkacionit.

Dreshaj tha se do t’u besojë të gjeturave të Komisionit të ri në rast se ata do dalin në terren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lexo edhe: Bulliqi thotë se Komisioni i kaluar ka tejkaluar kompetencat e veta, ka bërë parregullsi

“Shpresojmë se do të ketë sukses ky Komision. Duhet të dalë në terren Komisioni i ri, pasi që Komisioni i kaluar i ka bërë vlerësimet nga tavolina me tahmin (hamendje). Duhet të dilet në të gjitha anët, në bjeshkë, në këmbë, në fshatra dhe duhet të tregojë, pra edhe pse janë hartat, duhet të tregojë se ku kanë qenë mexhat (pikat kufitare)”, tha Dreshaj.