Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi prezanton sot para Komisionit për Integrime Evropiane të gjeturat e deritanishme nga terreni rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Ditë më parë, anëtarët e këtij komisioni , e kanë njoftuar kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.
Lexo edhe: Bulliqi i bindur se Kosova ka humbur territor me marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi
-
Komisioni i ri për demarkacionin ka gati raportin
-
Komisioni shtetëror thotë se i ka gati dokumentet për demarkacionin me Serbinë, shoqëria civile pret vështirësi
-
Kritiku i demarkacionit me Malin e Zi tani në pritje të Qeverisë që ta korrigjojë
-
Sipas Bulliqit, korrigjimi i kufirit me Malin e Zi nuk është çështje urgjente
-
Komisioni në kërkim të “fakteve” të reja për demarkacionin