Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me punë në dy ndërrime, Radiologjia mendon t’i zvogëlojë pritjet për rezonancë magnetike

Tre deri në katër muaj duhet të presin pacientët që kanë nevojë të bëjnë rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë në QKUK.

Për të zvogëluar pritjet, menaxhmenti i kësaj klinike ka vendosur që të punojnë me dy ndërrime. Ndërkohë që pacientët, që kanë pasur terminë gjatë pandemisë kur ky shërbim ka qenë i ndërprerë, janë detyruar t’i ricaktojnë ata.

Drejtori i Klinikës, Bujar Gjikolli, ka thënë se ata po trajtohen gjatë vikendeve dhe presin për terminë rreth dy javë, raporton KOHA.

Pacientëve që u kanë kaluar terminët janë ftuar që të lajmërohen në Klinikë për t’i ricaktuar ato për ditët e vikendit.

“Njoftojmë pacientët që kanë terminët për realizim të procedurave diagnostike në Klinikën e Radiologjisë, se duhet​ të paraqiten sipas terminëve, kurse atyre që iu ka kaluar termini të lajmërohen në klinikë për të caktuar termin të ri”, thuhet në njoftimin e QKUK-së për pacientët e Radiologjisë.

Prapa kamerave, një paciente nga Skenderaj i ka thënë televizionit se terminin për të mërkurën e ka bërë rreth dy muaj para vitit të ri. Por drejtori i Klinikës thotë se për rezonancë magnetike aktualisht pritjet nuk janë më të gjata sesa 2 ose tre muaj, ndërkohë që për shërbimet e tjera ka thënë se nuk ka pritje ose ka pritje të shkurtra.

Edhe Deri në tre muaj pritje për rezonancë magnetike në QKUK Arbëri Deri në tre muaj pritje për rezonancë magnetike në QKUK

Gjikolli ka thënë se për shkak të kërkesave të shumta, lista e pritjes për rezonancë magnetike është e pamundur të hiqet.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, përveç shërbimeve në Radiologji kanë qenë të ndërprera të gjitha shërbimet joemergjente.