Lista e pritjes për një rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë është shkurtuar dukshëm, teksa termini i fundit është në dhjetor të këtij viti, ka thënë për Ekonomia Online drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza.
Ajo ka thënë se vetëm për një muaj, afro13 mijë pacientë kanë marrë shërbime në këtë klinikë.
Ndërsa nga janari i këtij viti e deri në qershor, më shumë se 72 mijë pacientë kanë marrë shërbime.
E gama e shërbimeve nga Radiologjia është e gjerë dhe se për disa shërbime punohet 24 orë në ditë.
“Në Klinikën e Radiologjisë në gjashtëmujorin e parë kanë marrë shërbime 72 mijë e 498 pacientë, ndërsa një muaj më vonë është rrit numri për 12 mijë e 800 pacientë tjerë. Gjithmonë lëvizin shërbimet mujore sepse gama e shërbimeve në Radiologji është shumë e gjerë, duke filluar prej kabineteve të rëntgenit, ultrazërit, floroskopisë, biopsi, CT, rezonanca e kështu më radhë”, tha Nuza, teksa shtoi se për shërbimet CT, rentgen dhe ultrazë punojnë 24 orë.
Edhe
Katër muaj pritje për rezonancë magnetike në QKUK
E sa i përket listave të pritjes, Nuza ka deklaruar se është shkurtuar dukshëm dhe se e fundit është në dhjetor të këtij viti. Ndërsa për të kryer një shërbim me CT është 31 gushti.
“Lista e pritjes për momentin është për rezonancë magnetike që për dallim prej fillimvitit, jemi deri në dhjetor të këtij viti. Është brenda këtij katërmujori të këtij viti. Paradite punojmë me tri rezonanca. Po punojmë vazhdimisht që ta shkurtojmë edhe më tutje listën e pritjeve për rezonancë magnetike, ndërsa sa i përket shërbimit me CT, termini i fundit është data 31 gusht”, ka thënë ajo./EO
-
Për ta bërë një rezonancë në QKUK duhet pritur deri në gusht të 2023-s
-
Deri në mbi tre muaj pritje për një rezonancë magnetike në QKUK e dy spitale të tjera
-
Katër muaj pritje për shërbimin e skanimit PET/CT
-
Nuza: 7 nga 10 gra që bëjnë biopsi brenda javës në Radiologji, rezultojnë me kancer të gjirit