Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritet ngritje temperaturash në dy ditët e ardhshme

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme, më 7 dhe 8 gusht, pritet të ketë ngritje temperaturash.

Sipas njoftimit, vendi do të vazhdojë të mbesë nën ndikim të masave të qëndrueshme me origjinë nga Afrika e Veriut dhe kjo situatë do të mundësojë mot të kthjellët, përjashtuar ditën e enjte (8 gusht), ku rrëzë maleve do të paraqiten vranësira të herë pas hershme, kryesisht në mesditë dhe orët vijuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat priten të shënojnë ngritje, krahasuar me ditët e fundit, duke lëvizur ndërmjet 12-16 gradë minimalet dhe 32-35 gradë maksimalet.

Do të fryjë erë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë deri mesatare. Kontakti me rrezet direkt të diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, ka rekomanduar IHMK-ja.