Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperatura të larta gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Foto: KOHA

Temperaturat e larta do të jenë prezentë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në vend.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në 32 deri në 34 gradë celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik për motin në Kosovë.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njoftoi IHK.

Image