Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur të enjten se gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave.
Sipas IHK-së, temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.
“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Artikuj të ngjashëm