Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit: Ngritje të temperaturave maksimale

Foto: Koha / ilustrim

Rritje e lehtë e temperaturave maksimale në vend parashihet të ketë të enjten, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Në parashikimin për dy ditët e fundit, IHMK-ja ka thënë se maksimalet do të shënojnë rritje, ndërsa minimalet do të vazhdojnë të mbesin të njëjta. Netët do të jenë të freskëte me temperatura nën mesataren e korrikut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë celsius.

Artikuj të ngjashëm