Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngritje temperaturash nga sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot stabil, me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale mbesin konstante, prej 1 deri në 5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës së sotme parashihet të sillen ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.