Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se ekziston disbalancë mes banorëve dhe punëtorëve shëndetësorë në kryeqytet. Sipas tij ky problem është që nga paslufta.
Gashi në emisionin 038 ka thënë se numri i punëtorëve të kujdesit parësor është 871 dhe nuk ka lëvizur asnjëherë që nga paslufta.
Ai ka thënë se javëve të fundit kanë marrë disa masa, si në qendrat ku ka pasur fluks më të madh të qytetarëve është rritur numri i punëtorëve shëndetësor.
Gashi tutje ka folur edhe për mbylljen e sallës “1 Tetori” për vaksinim, duke shtuar se ky proces do të mund të kryhet në QMF në Emshir.
“Javëve të fundit kemi trefish qytetarëve që kërkojnë trajtim shëndetësor në këto qendra. Kapacitetet që të pranohet ky fluks i pacientëve kanë qenë ashtu siç ka qenë. Sot paradite në pjesën e mjekësisë familjare kanë punuar pesë ordinanca, dhe ishte e vështirë që të përballohen. Simptomat e gripit janë të zakonshme. Ato ndonjëherë na ngatërrojnë edhe me COVID-19. Është simptomalogji e përzier. Testet antigjenike nga sot do të bëhen në Qendrën e Studentëve. QMF-7 në Emshir jemi duke e përgatitur për vaksinimin kundër COVID-19. Kjo nuk do të bëhet në ‘1 Tetor’ për shkak se edhe ka rënë numri i të vaksinuarve. Ne jemi të gatshëm për datën 20 dhjetor”, ka thënë ai.
Edhe
Gripi sezonal, QMF-të mbushen me pacientë
Gashi ka thënë se për vaksinën COVID-19 ja vlen të shkohet edhe në periferi pasi shton se ka edhe pika mobile nëpër qendra tregtare e lokacione tjera për vaksinim.
Ai ka thënë se bëjnë vizita të rregullta në qendra të mjekësisë familjare.