Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, vërehet një fluks më i madh i qytetarëve sesa në ditët e kaluara.
Sot ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese kundër Covid-19.
Niman Bardhi, koordinator i Qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, ka thënë se ka interesim të qytetarëve për të marr dozën e tretë apo atë përforcuese, derisa ka thënë se janë mbi 1 mijë doza të administruara. Më së shumti prej tyre ka të dozës së tretë.
Ai tutje tha se ka mjaftueshëm vaksina në stok dhe se shpresojnë që interesimi i qytetarëve do të rritet.
Në po këtë sallë bëhet edhe vaksinimi kundër gripit sezonal.
Artikuj të ngjashëm
-
Mobilizim për dozë të tretë anti-COVID, vendi vlon nga gripi sezonal
-
Fluks i madh në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë
-
Interesim më i madh për vaksinim në qendrën “1 Tetori”
-
Në sallën “1 Tetori” interesim i madh i qytetarëve për t'u imunizuar
-
Shtimi i rasteve të infektimit e rrit interesimin për vaksinim