Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina vazhdon të prijë për raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Prishtinë është 62, duke u renditur kështu si komuna me më së shumti raste.

Ndërkohë, pas Prishtinës qytetet që kanë më shumë raste aktive janë Ferizaj me 40, Prizreni 31, Klina 23, Gjilani 20 dhe Peja 19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 raste pozitive me koronavirus, derisa janë shëruar 3 pacientë.

Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 331.