Mund të testohen e të marrin terapi në qendrën për Covid-19 në lagjen “Emshir”. Nga këtu qytetarët e Prishtinës duhet të drejtohen direkt në klinikat e QKUK-së për të marrë shërbime shëndetësore edhe nëse gjendja e tyre nuk përkon me nivelin terciar.
Megjithëse ka kohë të gjatë që është planifikuar spitali i qytetit, ende nuk është marrë asgjë në atë drejtim nga institucionet përgjegjëse.
Që nga viti 2019, kur është bërë fizibiliteti i ndërtimit të kësaj klinike nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, nuk është bërë asnjë hap më tutje.
Të mbingarkuar e cilësojnë veten në Klinikën Emergjente në QKUK, ku kryesisht shërbime kërkojnë banorët e Prishtinës.
“Klinika Emergjente ka arritur mbi 80 mijë raste në kohën e pandemisë që në kushte të zakonshme Klinika Emergjente që brenda vitit të ofrojë nga 50 deri në 60 mijë raste. Përkundër kësaj, pandemia e ka rritur mbipopullimin e shëbrimeve emergjente duke pasur parasysh shkurtesën apo mungesën e punës në ambulantat specialistike për shkak të pandemisë, kanë ngarkuar shërbimin e emergjent mjekësor. Një ngarkesë e madhe ka qenë edhe nga qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet regjionale që referojnë se kanë numër të vogël të referimit", ka deklaruar Basri Lenjani, Drejtor i Klinikës Emergjente.
Edhe
Mbi 50 thirrje urgjente brenda ditës në Qendrën e Mjekësisë Urgjente
Derisa është diskutuar ndalja e shërbimeve të tjera në Klinikat e SHSKUK-së, kjo do të dëmtonte kryeqytetin pa spital thotë drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi.
“Për vetë faktin që shërbimet tjera apo ambulanca specialistike në rast se nuk do funksionojnë nga e hëna sigurisht do e ngarkojnë shërbimin parësor. Para disa muajve, para se të riktheheshin shërbimet spitalore e kishim një ngarkesë të tillë, vetëm shpresojmë që kjo nuk do të zgjas shumë dhe t’i kthehemi normaliteti duke shpresu që sa më parë të vijnë edhe vaksinat.”
Pikërisht në pandemi është vërejtur mungesa e spitalit të qytetit, për të cilin drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, thotë se kurrë nuk është vonë për të filluar.
“Është një domesdoshmëri, e kërkon koha, sepse QKUK është qendër arsimore, edukative që duhet të pranojë rastet që nuk mund të trajtohen në rastin parësor dhe dytësor. Jam shumë i dobishëm të gjithë profesionitët në nivel të QKUK-së të formohet grupi i punës për nevoj, për staf, për kapacitet hapësinor, të mërret një standard i mesëm për spitalin e kryeqytetit. Nëse nuk respektohen këto norma dhe standarde gjithmonë do vijmë në një kohë kur kemi objekt të Spitalit Rajonal të kryeqytetit por nuk kemi staf.”
Ministria e Shëndetësisë pati njoftuar se janë ndarë 7 milionë euro për ndërtimin e këtij Spitali, me mundësi shtimi të buxhetit nëse studimi i fizibilitetit thotë se ai do të kushtojë më shumë.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, thotë se janë ende në pritje nga Ministria e Shëndetësisë për të iniciuar më tutje këtë plan.
“Në vitin 2019 është bërë plani i fizibilitetit, dhe nga atëherë nuk kanë lëviz gjërat dhe presim nga niveli qendror për inicim, pasi plani i fizibilitetit është bërë ajo duhet të
Edhe
Spitali i Prishtinës pritet të ngrihet pa koordinim e analizë
Vetë Komuna në buxhetin e këtij viti nuk e ka ndarë asnjë mjet për spitalin e qytetit. Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me këtë temë.