Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me mbi 3,000 raste aktive me koronavirus

Gjatë ditës së premte, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 2,250 persona, nga 11,814 sa janë testuar.

Nga 2,250 raste të reja, numri më i madh apo 362 janë vetëm nga Prishtina.

Aktualisht, kryeqyteti ka edhe numrin më të madh të rasteve aktive, me gjithsej, 3,087 sosh.

Pas kryeqytetit, me raste aktive prin Ferizaj me 1,280 dhe Gjilani me 1,242.