Komuna e Prishtinës është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.
Deri sot kryeqyteti numëron 388 raste aktive.
Pas Prishtinës renditet Ferizaj me 187 raste, Gjilani me 180, Gjakova me 127, Peja me 120 dhe komuna tjera më me pak raste.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 109.931 raste me COVID-19, me 2.271 të vdekur, 105.757 të shëruar.
Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 269 raste.