Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me 713 raste aktive me COVID-19

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste me COVID-19 në Kosovë.

Kryeqyteti numëron 713 raste aktive me COVID-19.

Pas Prishtinës, Gjilani renditet komuna e dytë me 313 raste, Ferizaj me 282 raste, Gjakova me 253 raste, Peja me 221 dhe komuna tjera me më pak se 200 raste.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 888 raste aktive me COVID-19 dhe një i vdekur, ndërkaq janë shëruar 38 persona.