Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina ka mbi 2,000 raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë është 2,407, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas këtyre të dhënave, pas Prishtinës me më së shumti raste aktive janë Peja me 801, Gjilani me 711 dhe Ferizaj me 705.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive në nivel vendi është 10,800.

Ditëve të fundit kanë filluar të bien shifrat e rasteve ditore me koronavirus. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 247 raste pozitive.