Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se kompania që po kryente punimet në objektin që të hënën u shemb në Zonën Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë nuk mund të vazhdojë punën pa dërguar në këtë drejtori raportin e stabilitetit të ndërtesës.
Ai ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje, në rrugën “Elez Berisha” është shembur një pjesë e pllakës së katit të parë të një objekti në ndërtim e sipër, me leje ndërtimore.
Shembje në një objekt në zonën industriale Prishtinë - Fushë Kosovë
“Inspektori i zonës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konstatuar se në proces të betonimit, është shembur një pjesë e pllakës së katit të parë. Me procesverbal, pala është obliguar që menjëherë ta sigurojë vendpunishten dhe hapësirën përreth duke i larguar pjesët e dëmtuara. Gjithashtu, pala nuk mund të vazhdojë me punët sipas lejes ndërtimore, pa e sjellë në Drejtorinë e Inspekcionit raportin e stabilitetit të ndërtesës”, ka shkruar ai në Facebook.
Tahiri ka shtuar se procesverbali me konstatimin dhe masat e ndërmarra është përcjellë në Urbanizëm për masa shtesë, si dhe në Policinë e Kosovës tek hetuesit e rastit.
-
Komuna e Prishtinës ia ndalon punën përkohësisht kompanisë së cilës iu shemb pllaka
-
Shembje në një objekt në zonën industriale Prishtinë - Fushë Kosovë
-
Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A
-
Prokuroria interviston pronarin e kompanisë përgjegjëse pas shembjes së dheut në Prishtinë
-
Shembet rruga në Prishtinë, intervistohet pronari i një kompanie e pezullohen disa inspektorë