Shpeshherë kompania “Pastrimi” po ka vonesa në grumbullimin e mbeturinave si pasojë e prishjes së flotës me të cilën funksionon.
E pamja e qytetit në këto raste është kjo.
Qytetarët thonë se viti 2022 ka qenë vit i papastërtisë dhe se gjendja po rëndohet për çdo ditë.
Udhëheqësit e tanishëm në Prishtinë thonë se ndërmarrja “Pastrimi” në të cilën janë aksionarë është në gjendje të rëndë.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, fajëson qeverisjen e kaluar që nuk i ka shfrytëzuar as donacionet për të përfituar kamionë të rinj.
Edhe
Beteja për mbeturinat
“Sido që të jetë mirëmbajtja ajo makineri nuk mund të bëj diferencën edhe pse e ka një mirëmbajtje të rregullt. Që shumë vite nuk është investuar në flotë. Edhe në momentin kur GIZ ka dhënë donacion kamionë, komuna e Prishtinës nuk ka mbërri të fitojë prej atij donacioni për shkak të gjumësisë në të cilën e kemi gjetur komunën e Prishtinës, andaj e ka humb mundësinë të fitoj kamionë prej donacionit e në të njëjtën kohë nuk ka investuar as si ndërmarrje, as si komunë, andaj kjo është edhe gjendja të cilën e kemi trashëguar dhe e kemi gjetur”, tha Musliu.
Sipas Musliut, një problem tjetër i madh është mungesa e kontejnerëve.
Prishtina do të blejë kontejner të rinj, 1 mijë sosh.
“Këtë të hënë do të bëhet hapja e ofertave, ku ne si komunë do të bëjmë blerjen e kontejnerëve. Mendohet përafërsisht t’i blejmë 1 mijë kontejnerë të cilët do të jenë prej metalit me qëllim me u mbrojt prej zjarrit në mënyrë që të mos keqpërdoren në atë mënyrë. Me këtë numër të kontejnerëve mendojmë se do e lehtësojmë këtë mbingarkesën e lokacioneve dhe të kontejnerëve për arsye se ndër vite nuk është bërë shtimi i numrit të lokacioneve me kontejnerë, por gjithashtu edhe lokacionet ekzistuese nuk e kanë numrin e mjaftueshëm të kontejnerëve, andaj mendojmë që me këtë numër të ri do ta stabilizojmë situatën, gjendjen”, tha Musliu.
Përveç këtyre, komuna është duke përgatitur edhe ndryshim në rregullore ku lokalet do të detyrohen të bëjnë marrëveshje me njërën nga operatorët e licencuar për grumbullimin e mbeturinave dhe në të njëjtën kohë do të kenë kontejnerë të veçantë nga ata të amvisërisë.
Edhe
Kryeqyteti “përmbytet” nga mbeturinat, “Pastrimi” dhe pushteti fajësojnë njëra-tjetrën
Planet për një qytet më të pastër, janë që në vitin 2023 të ndërtohen dy qendra të trajtimit të mbeturinave vëllimore dhe inerte/ndërtimore.
“Këto dy qendra që parashihen të ndërtohen në vitin 2023 do t’i japin zgjidhje problemit të cilët po e hasim me mbeturina. Ato kanë sjellë deponi ilegale dhe do të kemi më pak buxhet të shpenzuar për largimin e deponive ilegale duke e dikur se Prishtina 200-300 mijë euro në vit i harxhon në largimin e deponive ilegale edhe të e kursejmë buxhetin por edhe më shumë mundësi qytetarëve sepse për momentin nuk kanë më shumë zgjidhje sa i përket mbeturinave vëllimore dhe inerte/ndërtimore”, deklaroi Musliu.
Nga Komuna e Obiliqit thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Komunën e Prishtinës për të gjetur një zgjidhje për këtë kompani.
“Diçka konkrete nuk kemi për momentin me komunën e Prishtinës, por sigurisht qe jemi te hapur dhe te gatshëm për bashkëpunim si me Komunën e Prishtinës, po ashtu, edhe me komunat e tjera të këtij regjioni, qe kompania "Pastrimi" te arrije zgjidhjen e problemeve si dhe gjendja e saj te jete me e mire!” – tha Fitore Hashani, drejtoreshë e Ambientit në Fushë-Kosovë.
Ka disa vjet që qytetarët e Prishtinës paguajnë për mbeturina direkt në Komunë e kjo e fundit pastaj paguan kompaninë Pastrimi.
Edhe
“Luftë” për bërllokun mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi”
Me ligjin për mbeturina, Komuna e Prishtinës ka mundësi që për ta mbajtur qytetin e pastër të aranzhojë kompani private për ta bërë këtë punë.
Në “Pastrim”, ku tashmë ka një ushtrues detyre, nuk kanë folur për problemet në të cilat ndodhet ndërmarrja.