Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishet aparati për Eho kardiografi, shtyhet lista e pritjes së pacientëve për incizim të zemrës

Ka një javë që në klinikën e Kardiologjisë ka dalë jashtë funksionit një nga aparaturat që bën incizimin e zemrës.

Ego Kardiografika tash e disa ditë, për shkak të defekteve, nuk është duke ofruar shërbime për pacientët ambulatorë, raporton KTV.

Por, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Imri Jashari, thotë se tashmë atij i është premtuar një zgjidhje tjetër deri në sanimin e defekteve në aparaturën e vjetër.

E, shumica e pacientëve, të cilët do të duhej që gjatë këtyre ditëve të kryenin një eho të zemrës, tashmë ende janë në pritje.

Mirëpo, kjo klinikë po pret që listat e pritjeve të pacientëve t’i eliminojë së shpejti, pas tenderit të fundit për blerje të aparaturave.

KTV-ja ka kontaktuar me disa nga pacientët, të cilët kanë konfirmuar se terminët e tyre për të kryer një eho të zemrës, që kishin qenë të caktuar në fund të muajit korrik, u janë shtyrë deri në fund të shtatorit.