Komuna e Prishtinës vazhdon projektet e digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Kësisoj, sot u prezantua aplikacioni “përPrishtinën” dhe sistemi tërësisht i digjitalizuar i qendrës së thirrjeve, transmeton Koha.net .
Aplikacioni “përPrishtinën” do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve, për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal, ndotjes së ambientit, rrezikut për pronën publike, pengesave në komunikacion, dëmtimit të pyjeve, si dhe të ndërtimeve pa leje.
Tashmë çdo informacion mbi parregullsitë në Prishtinë, qytetarët lehtësisht mund ta lajmërojnë përmes mesazhit, fotos, mesazhit dhe fotos nga aplikacioni, por edhe duke thirrur në numrat e telefonit pa pagesë për qytetarët (0800 1 22 33; 0800 1 22 44; 0800 1 22 55). Informimi mund të jetë edhe anonim ose publik; me dërgim ose jo të koordinatave të parregullësisë së raportuar nga qytetarët, njofton kumtesa komunale.
Qëllimi i vetëm i këtij projekti është për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.
Implementimi i teknologjisë së nivelit të lartë dhe gjithë risitë që ajo sjellë duhet parë edhe si mjet në shërbim të shoqërisë për një shërbim më të mirë dhe që u kursen më shumë kohë qytetarëve
Konsistenca e Komunës së Prishtinës në digjitalizimin e shërbimeve tregon rrugën e qartë të Komunës për t’i përcjellë trendet e fundit botërore lidhur me promovimin e qyteteve inteligjente (smart city).
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
“Mbeturinat.com”, platforma për largimin e mbeturinave inerte e vëllimore
-
Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas
-
Cyberzone: IPKO fillon me një seri të re për sigurinë digjitale në Kosovë
-
Prishtina Parking në krizë të thellë, i kërkon komunës 700 mijë euro ndihmë