Komuna e Prishtinës, nesër në një konferencë për media do të prezantojë aplikacionin “Prishtina ime” dhe sistemin tërësisht të digjitalizuar të qendrës së thirrjeve, transmeton Koha.net.
Aplikacioni “Prishtina Ime”, thotë kumtesa komunale, do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve, për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal, ndotjes së ambientit, rrezikut për pronën publike, pengesave në komunikacion, dëmtimit të pyjeve, si dhe të ndërtimeve pa leje.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
“Mbeturinat.com”, platforma për largimin e mbeturinave inerte e vëllimore
-
Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet se iu kërkua ndihmë nga “Pastrimi” pas kontratës me negocim