Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia në Ferizaj lason platformë digjitale “Lajmëro Policinë”

Policia e Kosoves

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka lansuar aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”.

Ky aplikacion ofron mundësi kontakti ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës për raportimin e rasteve nga më të ndryshmet. Shpjegimet dhe udhëzimet më të hollësishme lidhur me këtë aplikacion janë publikuar gjatë së enjtes nëpërmjet një komunikate për media.

“Drejtori i DRP-së të Ferizajt, nënkolonel Basri Shabani ka shpalosur këtë aplikacion. Ai ka shpjeguar se, përmes kësaj platforme elektronike, qytetarëve iu mundësohet t’i raportojnë të gjitha rastet në Policinë e Kosovës, duke ndjekur disa hapa për përdorimin e këtij aplikacioni, si një alternativë e re, e pakufizuar në kohë, mundësi dhe territor. Përmes aplikacionit, qytetari vetëm brenda pak sekondash, mund të ndajë informacione me policinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ky aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim, varësisht nga vetë përzgjedhja e qytetarit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton të gjithë qytetarët që të shkarkojnë këtë aplikacion në telefonat e tyre dhe për të gjitha rastet kriminale , pa asnjë hezitim ta njoftojnë policinë”, thuhet më tej në komunikatë.

{gallery}