Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, do të vizitojë Kosovën në muajin qershor, ka konfirmuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë konfirmim, Thaçi thotë se e mori gjatë udhëtimit nga Seuli drejt Munihut.
“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte. Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës”, thuhet në njoftimin e Thaçit në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi thotë se Zvicra do ta përkrah Kosovën për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare
-
Kurti takohet me politikanët shqiptarë në Zvicër
-
Presidenti zviceran: Kurti të përkushtohet që t’u garantojë serbëve shkallë adekuate të vetëmenaxhimit
-
Kurti niset drejt Zvicrës, do të takojë politikanët shqiptarë
-
Zvicra mbështet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës