Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të OKB-së, kanë zhvilluar një takim me presidentin e Zvicrës, Alain Berset.
Në komunikatën për media thuhet se Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që shteti zviceran i ka dhënë popullit të Kosovës në periudhën e paraluftës si dhe në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
“Diaspora e madhe në Zvicër janë urë lidhëse dhe garantues i përhershëm i bashkëpunimit tonë”, ka thënë Thaçi.
"Ai ka marrë mbështetjen e presidentit Zviceran për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare", thuhet në komunikatën e presidencës, pa treguar se çka ka thënë saktësisht Berseti.
Në këtë takim, thuhet aty, është biseduar edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i hapte rrugë anëtarësimit të dy shteteve në Bashkimin Evropian.
-
Presidenti i Zvicrës uron popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë
-
Thaçi për Blick: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka alternativë, është interes i përbashkët
-
Presidenti i Zvicrës viziton Kosovën në qershor
-
Osmani i kërkon mbështetje Zvicrës për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Osmani kërkon mbështetjen zvicerane për anëtarësim në KiE