Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti dekreton emërimin e guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi sot emërimin e Fehmi Mehmetit në pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur nga Presidenca, transmeton Koha.net.

Mehmeti trashëgon në këtë post ministrin aktual të Financave, Bedri Hamzën.

Presidenti Thaçi ka thënë se Banka Qendrore ka arritur të mbajë stabil sistemin financiar në Kosovë.

“Si institucion rregullativ në sistemin financiar, në përputhje me standardet bashkëkohore, BQK-ja i ka kontribuar zhvillimit dhe rritjes ekonomike”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, guvernatori Mehmeti ka thënë se Banka Qendrore i ka mbështetur në vazhdimësi politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës.

“Ne do ta ruajmë stabilitetin financiar, duke promovuar sisteme të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme”, ka thënë guvernatori Mehmeti.