Është emëruar ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, pasi posti mbeti vakant nga dorëheqja e Bedri Hamzës që u rikthye në postin e ministrit të Financave..
Bordi i BQK-së ka vendosur që përkohësisht këtë pozitë ta marrë Fehmi Mehmeti, në mbledhjen e jashtëzakonshme që ka mbajtur sot.
“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka diskutuar çështjen e plotësimit të pozitës së Guvernatorit. Bordi pasi ka analizuar situatën e krijuar pas dorëheqjes së Guvernatorit Hamza, mori vendim duke e caktuar z. Fehmi Mehmeti, për Ushtrues detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të ri”, thuhet në njoftimin për media të BQK-së.
Që nga viti 2014, Mehmeti, ka ushtruar pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.