Emrat e katër kandidatëve i janë dërguar Kuvendit të Kosovës për t’u përzgjedhur për guvernator të ri të Bankës Qendrore të Kosovës.
Në një njoftim të Bankës Qendrore të Kosovës, është bërë e ditur se lista e caktuar nga paneli përzgjedhës përbëhet nga Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkendije Himaj.
Siç ka mësuar KOHA, në vlerësimin që kanë bërë ekspertët britanikë kanë qenë të përfshirë edhe dy emra të tjerë, përfshirë guvernatorin aktual Fehmi Mehmeti, por që emrat e tyre janë rrëzuar në vlerësimin e komisionit përzgjedhës në BQK.
Mehmeti ka qenë guvernator i BQK-së që nga viti 2018.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani dekreton Ahmet Ismailin në postin e guvernatorit të Bankës Qendrore
-
Qeveria pajtohet me kandidaturat për guvernator, vendimi i shkon Kuvendit
-
Komisioni pa kuorum, vonohet votimi i Kuvendit për guvernator të BQK-së
-
Ahmet Ismaili zgjidhet guvernator i BQK-së
-
Opozita kërkon të zgjidhet guvernatori i BQK-së