Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria pajtohet me kandidaturat për guvernator, vendimi i shkon Kuvendit

Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli janë dy emrat që i kanë shkuar Kuvendit të Kosovës, si kandidatë për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Të premten në mbrëmje, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është pajtuar me dy kandidaturat e përzgjedhura nga paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së.

Vendimi tani do të përcillte në Kuvendin e Kosovës, ku do të zgjidhet guvernatori i ri.

Më herët gjatë ditës, BQK-ja njoftoi se paneli ka përzgjedhur Ahmet Ismailin dhe Lulzim Ismajlin si kandidatë. Ismaili mori 84.67 pikë nga 100 maksimalet, ndërsa Ismajli 73.67 në vlerësimin e panelit.