Presidenca e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me deklarimet e presidentes Vjosa Osmani në mediumin zviceran “Blick”.
Në mediumin zviceran “Blick” është publikuar një intervistë me presidenten e Kosovës, Osmani. “Blick” e ka pyetur Osmanin nëse ndjehet fajtore që qytetarët që janë kthyer në Zvicër nga Kosova kanë sjellë me vete virusin.
“Ju po flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Janë qytetarë të vendit tuaj, ata është dashur të vaksinohen në Zvicër. Është detyrë e autoriteteve të Zvicrës, që edhe personat me prejardhje nga vende tjera t’i bindin për vaksinim. Gjithë këta persona është dashur të vaksinoheshin në Zvicër, para se të udhëtonin në Kosovë”, kishte thënë Osmani.
Por në fund të intervistës Osmani ka thënë se nuk është koha për fajësimin të njëri-tjetrit, por duhet dhënë vetëm një mesazh: vaksinimi shpëton jetë. Dhe se duhet vaksinuar të gjithë në Kosovë, Zvicër dhe gjithë botën.
“Presidentja Vjosa Osmani, në një deklarim të saj për mediumin zviceran “Blick”, nuk e ka fajësuar Zvicrën për mërgimtarët tanë të infektuar me COVID-19, porse ka apeluar për vaksinimin e të gjithëve, thuhet në sqarim. Për më tepër, Osmani ka theksuar se nuk është koha për akuza reciproke, porse për angazhim të përbashkët për vaksinim masiv të të gjithë qytetarëve në Zvicër, por edhe në Kosovë. Presidenca e Kosovës konsideron se devijimi i deklarimit të presidentes Osmani vetëm sa i kontribuon negativisht angazhimit për vaksinim. Nxjerrja jashtë kontekstit e kësaj deklarate shkakton dëme edhe në kontekstin kosovar, teksa përballemi me rritjen e ndjeshme të rasteve të të infektuarve, fatkeqësisht edhe të vdekjeve, prandaj mesazhi i presidentes është fort i qartë: Vaksinimi shpëton jetë. Vaksinohuni, në Zvicër, në Kosovë, në gjithë botën! Të gjithë kemi të drejtë të informohemi dhe atë shpejt, por para se gjithash saktë”, thuhet në sqarimin e Presidencës.
-
Osmani i bën thirrje diasporës që të vaksinohet, fajëson edhe Zvicrën
-
Presidenca reagon ndaj kërcënimeve me “pushkatim” drejtuar Osmanit
-
Osmani: Zëri i Zvicrës për Kosovën ka qenë gjithmonë i qartë
-
Osmani: Të mbështetet Ukraina, të mos shpërblehet agresioni i Rusisë
-
Osmani i kërkon mbështetje Zvicrës për anëtarësim të Kosovës në KiE