Maldivet kanë përgënjeshtruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që në janar e pati përfshirë këtë vend në mesin e “nëntë shteteve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës”.
Në një konferencë për media të enjten, Miuvaan Mohamed, zëdhënësi i Zyrës së Presidentit, ka mohuar se Maldivet kanë shkëputur raportet me ndonjë shtet.
“Maldivet nuk kanë vendosur të mos e pranojnë njohjen e Kosovës. Definitivisht është pretendim i rremë”, ka thënë ai, bazuar në raportimin e “MV” dhe “mihaaru”.
Maldive e ka njohur Kosovën më 19 shkurt të vitit 2009.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbia demantohet edhe për çnjohjen nga Maldivet
-
MPJD: S’ka asnjë njoftim për çnjohje
-
Vuçiq: Nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, po presim të dhjetin
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”