Deputetët e AAK-së, PDK-së dhe Nismës kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja dhe VV-ja për dështimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
KTV raporton se deputetët e pozitës nuk duan të marrin pjesë në këtë seancë. Deri më tani në sallë përveç deputetëve opozitarë, janë edhe dy nga pozita: Nait Hasani i PDK-së dhe Milaim Zeka i Nismës.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita të mbahet me fillim prej orës 16:00, raporton KTV.
Kjo seancë është thirrur nga opozita lidhur me “Dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”.
Dje ishte konfirmuar se në orën 17:00 do të vazhdojë seanca e Kuvendit për pikat e papërfunduara nga seancat plenare më 13 shtator, 18 dhe 31 tetor, 2,7 dhe 23 nëntor 2018.
-
Kryesia mblidhet në ora 14:30 për seancën të jashtëzakonshme rreth dështimit të vizave
-
PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e Nisma bojkotojnë seancën e orës 11:00
-
Dështimit të vendimmarrjes në Kuvend i kontribuon edhe LVV-ja
-
Opozita paralajmëron bojkot në votim deri në shpërndarje të Kuvendit
-
Më 7 korrik seanca e re plenare e Kuvendit