Punëtorët e Postës së Kosovës e kanë pezulluar grevën që e kishin nisur të hënën e kaluar, edhe pse asnjëra nga kërkesat e tyre ende nuk është plotësuar.
Megjithëse nuk e dinë se kur do t’i marrin pagat e muajit gusht, as kur do t’u paguhen humbjet nga shërbimi universal postar etj., përfaqësuesve sindikalë u ka mjaftuar “premtimi” i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se “do të merret me problemet e tyre”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Thonë se duan t’i japin kohë edhe kreut të Qeverisë, pasi të tjerët tashmë i kanë “provuar”.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Etrit Hoti, nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike gjatë ditës së diel... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Posta pezullon grevën pa iu plotësuar kërkesat
-
Një fjalë e Haradinajt për ndërprerjen e grevës nga punëtorët e Postës, pa u plotësuar kërkesat
-
Haradinaj premton të gjejë zgjidhje të kënaqshme për Postën e Kosovës
-
Pas tri ditësh grevë, punëtorët e Postës në protestë për pagat e gushtit
-
Punëtorët e Postës përmes protestës kërkojnë pagat nga Qeveria