Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Porosia e Veselit nga Boletini për 28 Nëntorin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kullën e Isa Boletinit në Mitrovicë, për nder të festës së 28 Nëntorit. Ai deklaroi se shteti i Kosovës është i shenjtë dhe nuk do të lejojë askënd ta cenojë atë, raporton KTV.

Askush nuk do të mund të shkatërrojë as një gur që u ndërtua në këto kulla, është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës në kullën e Isa Boletinit, me rastin e 28 Nëntorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, ata që i gjuajnë institucionet me gurë, nuk e njohin sakrificën e të rënëve dhe nuk e duan të ardhmen e vendit. Sipas Veselit, edhe pse ka shumë punë për të bërë, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë pasur punët më mirë se tash, dhe, siç tha ai, duhet të jenë krenarë dhe të mos dëmtohen ato që janë arritur.

Bashkë me Veselin këtë kullë e vizitoi edhe historiani Sabit Syla, i cili tha se epoka historike në të cilën veproi Isa Boletini e radhit atë ndër figurat më të respektuara të kombit.Ndërsa, stërnipi i heroit, Gazmend Boletini, tha se festa e 28 Nëntorit, është ndër festat më të veçanta për shqiptarët. Veseli gjatë ditës bëri homazhe edhe te varri i Adem Jasharit në Prekaz.