Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar donacion nga Polonia prej 100 mijë maskave dhe 10.350 litra dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore.
Sipas njoftimit për media, ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Polonia do t’ia japë donacion Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer
-
SHBA-ja i dhuron SHSKUK-së pajisje në vlerë 300 mijë dollarësh
-
Kosova pranon donacionin prej 10.000 vaksinave të AstraZenecas nga Kroacia
-
Të hënën arritën në Kosovë edhe mbi 3.500 doza të vaksinës Pfizer
-
QKUK pranon donacion 38,000 maska e 15,500 rroba mbrojtëse nga Zyra e KB-së