Policia e Shtetit e Shqipërisë është vlerësuar me dy çmime të para nga Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore (SELEC ) në Rumani, për operacionet “Koordinimi” dhe “Alias”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, në një postim në Twitter, thekson se vlerësimet e dhëna për Policinë e Shtetit janë në mirënjohje për arritjet në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
“Policia e Shtetit është vlerësuar me dy çmime të para nga SELEC (Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore), Rumani, për operacionet “Koordinimi” dhe “Alias”, në mirënjohje për arritjet në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike”, shkruan ministri Xhafaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Forcat e Armatosura të Shqipërisë me FSK-në e Policinë e Kosovës testojnë aftësitë reaguese
-
Europol me aksion kundër grupeve kriminale në 28 vende, përfshirë edhe Shqipërinë
-
Sveçla: S’ka alternativë lufta ndaj shkelësve të ligjit
-
Kurti: BE-ja ta rrisë mbështetjen për Policinë e Kosovës
-
Antimafia italiane udhëheq operacionin antidrogë në Shqipëri