Pas reshjeve me intensitet të lartë, shumë komuna të vendit u përballën me vërshime. Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarë policorë kanë intervenuar në shpëtimin e dy të moshuarve në Gjilan, shtëpia e të cilëve ishtë përmbytur nga uji.
“Me datën 18.11.2025, pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në qytetin e Gjilanit, njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan kanë reaguar menjëherë dhe me shumë përkushtim. Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji. Reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve policorë kanë bërë që të shmangen pasoja të rënda dhe të mbrohen dy jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në faqen në Facebook të Policisë së Kosovës është publikuar edhe videoja e intervenimit të të zyrtarëve policorë.
-
Dy punëtorë në Gjilan goditen nga rryma
-
Në Shtime u shpall gjendje emergjente shkaku i përmbytjeve, gjendje e rënduar u raportua edhe në disa komuna
-
Dy të zhdukur në Gjilan, dolën nga shtëpia të shtunën
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë
-
Policia dënon një grua në Prizren pasi i kishte lënë fëmijët në veturë në temperatura të larta