Policia e Kosovës ka bërë të ditur për rastin e kafshimit të një fëmije 4-vjeçare në oborrin e çerdhes “Gëzimi Ynë” të hënën në Prishtinë.
Nga Policia është thënë se janë intervistuar prindi i fëmiut dhe zyrtarët e kopshtit.
“Më datën 17.10.2022 rreth orës 15:30 në Stacionin Policor Jugu, Prishtinë është raportuar se në një kopsht në Ulpianë, një fëmijë ishte sulmuar nga qentë endacakë – kafshuar ne këmbë. Lidhur me informatën janë intervistuar prindi i femiut si dhe zyrtarë të kopshtit. Në koordinim me prokurorin e shtetit është përpiluar një raport për Operativë, ndërsa pala ankuese te vazhdoj procedurën me padi civile”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një 4-vjeçar kafshohet nga qeni endacak në oborrin e çerdhes në Prishtinë
-
Një i mitur kafshohet nga qentë endacakë në Prishtinë
-
Kafshimi i 4-vjeçarit nga qeni, askush nuk merr përgjegjësi
-
Fëmija 4-vjeçar pëson lëndime në këmbë nga sulmi brenda oborrit të çerdhes në Prishtinë
-
Kopshti s’e njoftoi Policinë për sulmin ndaj 4-vjeçarit, problemin me qentë s’e adresoi në komunë