Policia e Kosovës është duke e pritur deputetin Behgjet Pacolli në hyrje të Aeroportit të Prishtinës.
Ai pritet të aterrojë rreth orës 17:30 nga Tirana.
Deri më tash, për shkak të pandemisë, çdo person që ka aterruar në Prishtinë, nën përcjellje të Policisë së Kosovës, është dërguar për në Qendrën e Studentëve për karantinë 14 ditore.
Pacolli kishte kërkuar që ky rregull të mos vlejë edhe për të, por Ministria e Shëndetësisë sot ka thënë se rregullat janë të njëjta për të gjithë.
Zyrtari i AKR-së, Rrahim Pacolli, që gjendet në aeroport, ka thënë se ai është aty për ta marrë kreun e partisë që ta dërgojë në shtëpi. Policia nuk është deklaruar për këtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vizita e Ramës, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut
-
Pacolli letër Kurtit, thotë se një shtet është i gatshëm ta njohë Kosovën
-
Qalaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë, përmend edhe rastin e Pacollit
-
Pas 4 ditësh, Pacolli kërkon të kthehet në Zvicër, sot pritet të realizohet fluturimi
-
Thaçi i kërkon Kuvendit ta mbrojë Pacollin nga kërcënimet e “grupit të Kurtit”