Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia me aksion në veri - në kërkim të vrasësve të Oliver Ivanoviqit

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës të komunitetit serb janë në mesin e 4 të arrestuarve në aksionin në veri.

Policët e arrestuar janë Nedelko Spasojeviq dhe Dragisha Markoviq.

Dy të arrestuarit e tjerë janë Sasha Gjuriq dhe Marko Rashiq, raporton KTV.

Tre dyshohet se mund të kenë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa personi i katërt është arrestuar për shkak se ka penguar policinë gjatë këtij aksioni.

Markoviq, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës edhe më 11 shkurt të këtij viti, atëherë si i dyshuar për manipulim dhe fshehje të dëshmive nga rasti i vrasjes, por ishte liruar në procedurë të rregullt nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Edhe Katër persona dënohen me burgim për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit Arbëri Katër persona dënohen me burgim për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit

Jo-zyrtarisht, mësohet se tani ai dyshohet për “ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes”.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, ka folur për aksionin në veri të Kosovës.

Po ashtu, gjatë aksionit në veri, është bastisur edhe shtëpia e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq. Mirëpo, për këtë të fundit, policia nuk ka dhënë detaje.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë se aksioni është rezultat i shterjes së të gjitha mënyrave tjera për të arritur te të dhënat faktike.

Ai ka mohuar që aksioni ka ndonjë lidhje me taksën e vendosur nga Qeveria për produktet e Serbisë.

Për epilogun e këtij rasti, Hoxha ka thënë se qytetarët do të njoftohen me kohë.

Edhe Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit u vazhdohet detyrimi i paraqitjes në polici Arbëri Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit u vazhdohet detyrimi i paraqitjes në polici

Ai ka deklaruar se Prokuroria ka prova për t’i ndaluar edhe dy persona, të cilët kanë ndihmuar në vrasjen e Ivanoviqit.

Oliver Ivanoviqi është vrarë më 16 janar të këtij viti. Jo larg nga vendi i ngjarjes, ishte gjetur një makinë e djegur e tipit “Opel Astra”, me të cilën supozohej se vrasësi ishte larguar dhe më pas ia kishte vënë zjarrin asaj, për t’i mbuluar gjurmët.