16:23 - Policia e Kosovës përmes një komunikate ka konfirmuar se menaxhmenti i produksionit ka pasur leje paraprake për të bërë xhirimet dhe kjo është arsyeja se pse është bllokuar rruga “Isa Kastrati”.
“Ju informojmë se menaxhmenti i produksionit ka marr leje prapaprake nga të gjitha autoritetet kompetente duke përfshirë edhe komunikat ku do të ketë xhirime”, thuhet në konfirmimin e PK-së, transmeton Koha.net.
Policia pa asnjë paralajmërim bllokon rrugën për xhirimin e një filmi në Prishtinë
Policia e Kosovës pa asnjë paralajmërim ka bllokuar rrugën në afërsi të varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova shkaku i xhirimeve të një filmi.
Banorët e rrugës “Isa Kastrati” kanë thënë për portalin Koha.net se rruga është bllokuar për vetura dhe për kalimtarët dhe sipas tyre, kjo është bërë për xhirimin e një filmi.
-
Policia bllokon përkohësisht një rrugë në Prishtinë për shkak të garës “Kosova në Lëvizje”
-
Policia me plan operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, planifikohet mbyllja e disa rrugëve
-
Arrestohet i dyshuari që u arratis pasi shkaktoi aksidentin me katër të lënduar në Prishtinë
-
Maratona “Prishtina 2025”, Policia njofton për bllokim rrugësh
-
Penguan punimet në Rrugën A, shoqërohen në polici dy persona