Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një bllokim të përkohshëm të një segmenti rrugor në kryeqytet, për shkak të organizimit të një aktiviteti sportiv ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, Federata Atletike e Kosovës (FAK) ka planifikuar mbajtjen e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”, e cila do të zhvillohet më 22 mars 2026.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Policisë, në bazë të procedurave të parapara, FAK ka siguruar pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës për zhvillimin e garës në segmentin e rrugës nacionale N2, konkretisht nga Prishtina Mall në drejtim të Veternikut deri te Qendra Klinike Universitare (QMI), në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 11:00.
“Policia e Kosovës, në kuadër të asistimit për këtë aktivitet, do të realizojë bllokimin e plotë të qarkullimit në këtë segment rrugor (Prishtina Mall – Veternik dhe anasjelltas) gjatë kësaj periudhe. Me këtë rast, Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin këtë zonë gjatë kohës së bllokimit, duke shfrytëzuar rrugë alternative për qarkullim”, thuhet në njoftim.
-
Gara e vrapimit mbyll nesër një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj
-
Maratona “Prishtina 2025”, Policia njofton për bllokim rrugësh
-
Bëhu pjesë e garës vrapuese “Kosova në Lëvizje” të dielën më 22 mars
-
Mbyllen disa rrugë për shkak të Maratonës “Prishtina 2025”
-
Koncerti i Yll Limanit, Policia del me njoftim për masa të veçanta në trafik