Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia jep detaje për arrestimin e mbrëmshëm të tre serbëve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tre shtetasve të Serbisë, të cilët dyshohet se kanë blerë emblema të UÇK-së në Prishtinë.

Përveç tyre, edhe dy persona të tjerë, shtetas kosovarë janë arrestuar bashkë me ta gjatë mbrëmjes të së shtunës.

Siç njofton Policia, ndaj të dyshuarve janë duke u bërë verifikimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Policia e Kosovës ka ndaluar pesë (5) persona; dy (2) shtetas kosovar dhe tre (3) shtetas të Serbisë, ndaj të cilëve janë duke u bërë verifikimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Për procedurat e mëtejshme jemi në konsultim me Prokurorin kompetent derisa të kryhen verifikimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Serbët e arrestuar mbrëmë në këmbim të shtetësisë serbe, disa kosovarëve u kanë marrë të holla. Por mësohet se njëri nga ta në këmbim të shtetësisë serbe, i ka kërkuar një qytetari kosovar që ta dërgojë në dy dyqane ku ka uniforma ushtarake. Në dyqanin e fundit ka blerë edhe emblemat e UÇK-së, raporton KosovaPress.

Të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.