Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia i vlerëson të qeta zgjedhjet në veri

Të suksesshëm e ka cilësuar Policia e Kosovës planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, të dielën.

Në një komunikatë për media pas procesit zgjedhor, Policia ka thënë se në aspektin e sigurisë vlerësohet se procesi ka kaluar i qetë dhe pa asnjë incident.

“Përveç ofrimit të sigurisë gjatë procesit zgjedhor, plani operativ ka paraparë inicimin dhe procedimin e çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjen e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, në bashkëpunim dhe koordinim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Shtetit, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar”, thuhet në deklaratën e Policisë.