Me organizim të organizatës “Ec ma ndryshe” dhe të rinjve të Pejës, të premten është mbajtur në Pejë një takim i policisë me të rinjtë e Pejës në kuadër të fushatës sensibilizuese për siguri në trafik të titulluar “Çelësi i sigurisë është në duart e tua”, shkruan sot Koha Ditore.
Ilirijana Çollaku, nga organizata “Ec ma ndryshe”, tregoi se ky aktivitet sensibilizues ka dalë si ide prej të rinjve të Pejës, të cilëve në këtë takim u është mbajtur ligjërata nga policia e trafikut dhe ajo e komunitetit për aspektin e përgjithshëm të sigurisë në komunikacion.
Rreshteri Xhemajl Zeka, zyrtar për planifikim, zhvillim dhe evidentim në Trafikun Rajonal të Pejës, potencoi rëndësinë e këtyre fushatave për ngritjen e vetëdijes të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, sidomos tek të rinjtë, për shkak të rritjes së aksidenteve dhe fatalitetit në trafikun rrugor. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
-
Kampanjë vetëdijesuese për kujdes gjatë vozitjes
-
Policia apel nxënësve dhe prindërve: Qëndroni larg dhunës, largohuni nga zonat e rrezikshme
-
Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen në Pejë
-
108 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes për një javë në rajonin e Ferizajt
-
Policia apel qytetarëve: Festo me zemër, jo me armë